Shkurov Volodymyr
Ka lindur në Kyiv, në vitin 1958
Arsimi:
Është diplomuar në universitetin “Shevchenko”, në Kyiv, si Kandidat i Shkencave Filologjike.
Në vitin 2005, diplomohet në Kurset e Larta Diplomatike, pranë Qendrës për Studime Diplomatike dhe Strategjike në Greqi;
Në vitin 2008, përfundoi një kurs trajnimi për nëpunësit civilë të nivelit të lartë - programi S.E.N.S.E. i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë dhe Universitetit të Varshavës.
Në vitin 2009 - kurse ndërkombëtare të fakultetit të trajnimit të avancuar të Akademisë Diplomatike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.
Karriera profesionale:
Nga viti 1992 deri në vitin 1995 - Studiues në Institutin e Gjuhësisë të Akademisë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës;
Nga viti 1995 deri në vitin 1996 - Sekretar i Parë i Departamentit të Evropës Perëndimore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Ukrainës;
Nga viti 1996 deri në vitin 2000 - Sekretar i Parë, Këshilltar në Ambasadën e Ukrainës në Greqi;
Nga viti 2000 deri në vitin 2001 – Këshilltar i parë në Departamentin e Politikës së Jashtme në Administratën e Presidentit të Ukrainës;
Nga viti 2001 deri në vitin 2003 - Këshilltar në Ambasadën e Ukrainës në Greqi;
Nga viti 2003 deri në vitin 2005 - Konsull i Përgjithshëm i Ukrainës në Selanik, Greqi;
Nga viti 2006 deri në vitin 2009 - Zëvendësdrejtor në Departamentin e Pakicave Kombëtare dhe Feve pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës;
Nga viti 2009 deri në vitin 2010 – Këshilltar dhe i deleguari i Misionit të Ukrainës në Palestinë pranë Ambasadës në Izrael;
9 qershor 2010 - Ambasador i Ukrainës në Greqi;
2017-2020 - Drejtor i Departamentit të Dytë Evropian (Evropa Qendrore dhe Lindore, Kaukaz) pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës;
13 prill 2020 - Ambasador i Ukrainës në Shqipëri;
Më 1 shtator 2020 - I dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta
Gjuhët: Ukrainisht, anglisht, greqisht.
Gjendja civile: I martuar.