• A-
    A+
  • Shqiptare
  • Українською
  • English
Kuzhina e Ukrainës
24 November 2021 15:15

Në Ukrainë e dimë me siguri: rruga për në zemrën e një mysafiri është përmes stomakut të tyre!

Kuzhina ukrainase është magjepsëse, e pasur, e larmishme dhe moderne. Është një pjesë e rëndësishme e kulturës dhe stilit të jetesës së vendit. Çdo sezon karakterizohet nga shija e tij origjinale. Një dhe e njëjta pjatë ka shije të ndryshme kur gatuhet sipas variacioneve të shumta rajonale. Fuqia dhe bukuria e kulturës së kuzhinës ukrainase qëndron në përdorimin e produkteve me cilësi të lartë dhe teknologjive të prodhimit të ushqimit, të cilat janë provuar dhe testuar ndër shekuj. Gjeografia e larmishme dhe shumëkombësia e Ukrainës kanë ndihmuar në krijimin e traditave të mahnitshme të gatimit me të cilat mund të mburremi dhe t'i ndajmë me pjesën tjetër të botës.

Renditja globale e Yonderbound e vendos Ukrainën në mesin e 20 vendeve më të mira në botë për ushqim.

Eksploroni më shumë rreth kuzhinës ukrainase — https://ukraine.ua/explore/ukrainian-cuisine/

Gjella më e njohur të Ukrainës është borschi ❤️ Është një supë e trashë me perime dhe mish. Zakonisht borschi gatuhet me panxhar i cili i jep një ngjyrë të kuqe karakteristike.  Por ne kemi mbi 100 receta të ndryshme për të përgatitur borshin, në varësi të rajonit, traditës apo preferencave personale.

Kultura e gatimit të borschit ukrainas është regjistruar në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Jomateriale Kulturore të Ukrainës.  Prandaj, kjo gjella është një pjatë kyçe, pothuajse në çdo vakt familjar.

Banush ( Banosh ukrainish) është një pjatë tradicionale e Hutsulëve. Një lloj qull misri i gatuar me pana ose salcë.

Zakonisht shërbehet shoqëruar me panceta derri, djathë i bardhë ose kërpudha.  Por kjo gjellë është e shijshme edhe ashtu siç është 🥰

Sipas traditës së vjetër, Banushi gatuhet veçanërisht nga burrat në një vatër të hapur.  Por sigurisht, në botën e sotme nuk është e domosdoshme të përmbaheni kësaj menyrës së gatimit.

"Varenyky", nje gatim tradicional ukrainas, jane shuke te bera me brume te zier dhe mbushje te ndryshme duke filluar nga mbushjet e embla si ajo me qershi e deri tek te kripurat me patate, pançetë apo mish. 

Tradicionalisht, "varenyky"-t pergatiten nga e gjithe familja, e cila ben sasine e mjaftueshme per ta ruajtur edhe ne ngrirje. Me tej, thjesht ziejini dhe shijoni pjaten e shijshme sa here te deshironi.

"Varenyky"-t e nxehta jane teper te shijshme kur shoqerohen me salce kosi te trashe e te ftohte.

Salo ( një lloj pancete derri), është një kartëvizitë e kuzhinës së Ukrainës. Një copë e kripur dhe e dhjamosur së derrit, shijohet akoma më shumë, nese përmban një shtresë të hollë mishi brenda.

Zakonisht konsumohet si meze me një tost buke, kastravec turshi ose domate, qepë, mustardë dhe rrikë, ose me hudhër të freskët.

Me siguri, keni dëgjuar plotë barsaleta për ukrainasit dhe sallo?  Edhe ne vetë qeshim me këto, por konsumi i vazhdueshëm e sallo-së, është më tepër një imazh folklori sesa një realitet historik.  Edhe pse, për hir të se vërtetës, është një nga ushqimet tona më të preferuara😋

Outdated Browser
Для комфортної роботи в Мережі потрібен сучасний браузер. Тут можна знайти останні версії.
Outdated Browser
Цей сайт призначений для комп'ютерів, але
ви можете вільно користуватися ним.
67.15%
людей використовує
цей браузер
Google Chrome
Доступно для
  • Windows
  • Mac OS
  • Linux
9.6%
людей використовує
цей браузер
Mozilla Firefox
Доступно для
  • Windows
  • Mac OS
  • Linux
4.5%
людей використовує
цей браузер
Microsoft Edge
Доступно для
  • Windows
  • Mac OS
3.15%
людей використовує
цей браузер
Доступно для
  • Windows
  • Mac OS
  • Linux