Marrëdhëniet diplomatike midis Ukrainës dhe Republikës së Shqipërisë u vendosën më 13 janar të vitit 1993.
Më 16 qershor 2015, u hap Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Kharkiv.
Konsulli i Nderit, Z. Sh. Omarov.
Më 20 qershor 2018, nënshkruhet marrëveshja “Për funksionet dhe përgjegjësitë e Konsullit të Nderit të Ukrainës” në Tiranë, me shtetasin e Republikës së Shqipërisë, Z. B. Bajraktari.
Më 2 korrik 2020, Shefi i Misionit Diplomatik shqiptar në Ukrainë Z. Fation Peni, dorëzoi një notë diplomatike të palës shqiptare për hapjen e misionit diplomatik shqiptar në Ukrainë. Në shtator të vitit 2021, u emërua Shefi i ri i misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, Z. Adhurim Resuli.
Më 1 shtator 2020, ambasadori i Ukrainës në Republikën e Shqipërisë, Z. Volodymyr Shkurov, i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta.
Dialogu politik
Kontaktet në nivel presidencial: Nuk ka pasur
Kontaktet në nivel të kryetarëve të parlamenteve: më 1 korrik 2011, gjatë Samitit të Asamblesë Parlamentare e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, PABSEC (në Kiev) - takim dypalësh me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Znj. J. Topalli, dhe Kryetarin e “Verkhovna Rada” të Ukrainës, Z. V. M. Lytvyn.
Kontaktet në nivel të krerëve të qeverive: Më 19-21 janar 2020 - vizitë pune e Kryetarit të OSBE-së, Kryeministrit dhe ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama, në Ukrainë. Takimi me Presidentin e Ukrainës, Z. Volodymyr Zelensky, dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Z. Vadym Prystaiko, si dhe me Kryeministrin e Ukrainës, Z. Oleksiy Honcharuk.
Kontaktet në nivel të ministrave të Jashtëm: Më 24 shtator 2009 - takimi i ministrit të Punëve të Jashtme në detyrë të Ukrainës, Z. V. Khandohiy, me zëvendëskryeministrin, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Z. I. Meta, në kuadër të sesionit të 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Më 2 dhjetor 2010 - Takimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Z. K. Gryshchenko, me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Z. E. Haxhinasto, gjatë Samitit të OSBE-së në Astana (Kazakistan).
Më 19 prill 2012 - Takimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Z. K. Gryshchenko, me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Z. E. Haxhinasto, gjatë Samitit të NATO-s në Bruksel.
Më 6 dhjetor 2012 - Takimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Z. K. Gryshchenko, me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Z. E. Panariti, gjatë takimit të 19-të të Këshillit Ministror të OSBE-së në Dublin.
Më 4 nëntor 2016 - Vizitë zyrtare e ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Z. P. Klimkin, në Shqipëri (bisedime me Presidentin e Shqipërisë, Z. B. Nishani, Kryetarin e Kuvendit, Z. I. Meta, dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Z. D. Bushati).
Më 21-23 shkurt 2018 - Vizitë zyrtare e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Z. D. Bushati, në Ukrainë (bisedime me Kryetarin e “Verkhovna Rada” të Ukrainës, Z. A. Parubiy, zëvendëskryeministrin e Parë, ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë të Ukrainës, Z. S. Kubiv, dhe ministrin i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Z. P. Klimkin).
Më 3 qershor 2021 - Bisedë telefonike midis ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Z. D. Kuleba, dhe ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Znj. O. Xhaçka.
Organet dypalëshe të nivelit të lartë: Komisioni Ndërqeveritar Ukrainaso-Shqiptar është në gjendje të caktojë një datë për mbledhjen konstituive, shtyrja e së cilës vjen për shkak të pandemisë së COVID-19.
Bashkëpunimi ndërparlamentar:
Më datë 5 shkurt 2018, në “Verkhovna Rada”, në Komisionin e Punëve të Jashtme, u zhvillua një takim me një delegacion të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kryesuar nga Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme, Znj. M. Kodheli.
Më 29 tetor 2019, Komisioni për Punët e Jashtme i “Verkhovna Rada”-s, zhvilloi një takim me ministrin e Shtetit për Diasporën të Republikës së Shqipërisë, Z. P. Majko.
Më 5 dhjetor 2019, “Verkhovna Rada” e Ukrainës krijoi Grupin Parlamentar të “Verkhovna Rada”-s për Marrëdhëniet Ndërparlamentare me Republikën e Shqipërisë, i përbërë nga 6 persona (Kryetari i Grupit, I. V. Vasyliv, Fraksioni i Partisë Politike “Sluha Narodu”, "Shërbëtor i Popullit" në shqip.
Në parlamentin e RSH-së funksionon një Grup Parlamentar për Marrëdhëniet Ndërparlamentare me Ukrainën, i kryesuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Z. F. Ylli.
Më 23 dhjetor 2020, u zhvillua një takim “online” i anëtarëve të Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Ukrainaso-Shqiptar me ambasadorin e Ukrainës në Republikën e Shqipërisë, Z. V. Shkurov.