• A-
    A+
  • Shqiptare
  • Українською
  • English
Bashkëpunimi kulturor ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë
05 November 2021 19:16

Zhvillimi i bashkëpunimit kulturor dhe humanitar midis Ukrainës dhe Republikës së Shqipërisë bazohet në dispozitat e Marrëveshjes për Bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Ukrainës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Shqipërisë, të datës 27 maj 2003.

Aktualisht po punohet për një draft-marrëveshje të përditësuar dhe nënshkrimin e Programit Ndërinstitucional.

2020-2021

Nisi zhvillimi i bashkëpunimit në fushën e arkivit. Draft-marrëveshja ndërmjet Shërbimit Shtetëror të Arkivit të Ukrainës dhe Arkivit Qendror të Republikës së Shqipërisë, miratuar nga pala shqiptare dhe dakordësuar për nënshkrimin e marrëveshjes në kuadër të një shkëmbimi vizitash të nivelit të lartë.

Në datat 21-23 qershor 2021, gjatë vizitës së delegacionit të Universitetit Kombëtar të Aviacionit, u nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë dhe Universitetin Politeknik të Tiranës.

Po punohet për lidhjen e një Protokolli të Bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Kombëtar Taras Shevchenko të Kievit dhe Universitetit Shtetëror të Tiranës, si dhe për fillimin e praktikës së shkëmbimit të studentëve dhe mësuesve, mësimdhënies së gjuhës ukrainase dhe shqipe në universitetet e Kievit dhe Tiranës.

Në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve të binjakëzimit midis qyteteve Kharkiv dhe Tiranës, më 14 maj, përfaqësues të Këshillit Bashkiak të Kharkivit u takuan me nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Znj. Anuela Ristani. Gjatë takimit u diskutua veçanërisht për mundësinë e ngritjes së një monumenti të Taras Shevchenkos në Tiranë (në Kharkiv - Nënë Tereza). Ata ranë dakord edhe për aktivitete të përbashkëta në fushën e politikave rinore. Delegacioni i Kharkivit ftoi përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës të vizitojnë Kharkivin më 23 gusht 2021 (Dita e Qytetit). Ftesa u pranua. Gjatë vizitës u nënshkrua edhe Marrëveshja për Bashkëpunim ndërmjet shkollës N5 të nivelit I-III në Kharkiv dhe gjimnazit "Sami Frashëri" në Tiranë.

Më 26 tetor, kryebashkiaku i Kievit, Z. Vitali Klitschko, dhe kryebashkiaku i Tiranës, Z. Erion Veliaj, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi mes dy qyteteve.

Po punohet për nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Beratit dhe qarkut të Bolgradit, si dhe po krijohen mundësitë e bashkëpunimit me qendrat industriale të Shqipërisë – qytetet e Shkodrës, Korçës dhe Sarandës.

Diaspora shqiptare në Ukrainë

Numri i përgjithshëm i diasporës shqiptare në Ukrainë është rreth 3’500 njerëz, shumica e të cilëve jetojnë në katër qarqe: Karakurt (rajoni i Odesës), Gamivka, Georgiyivka dhe Divnynske (rajoni Zaporizhzhya). Sipas numërimit të popullsisë të vitit 2001, shqiptarët jetonin në 24 rajone të Ukrainës.

Më 9 dhjetor 2016, u krijua organizata publike “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës” (OJQ BSHU). Kryetar i OJQ BSHU-së është Z. Zorba Valentin Petrovich.

Projekti i rehabilitimit të fëmijëve

Prej vitit 2018, me iniciativën e Konsullit të Nderit të Ukrainës në Shqipëri, Z. Bledi Bajraktari, po zbatohet projekti social “Shëndeti i Fëmijëve”.

Faza tjetër e projektit "Shëndeti i Fëmijëve" u zhvillua në datat 13-20 maj 2021 me pjesëmarrjen e më shumë se 30 fëmijëve nga Kharkivi, Odesa dhe Zaporozhye.

Outdated Browser
Для комфортної роботи в Мережі потрібен сучасний браузер. Тут можна знайти останні версії.
Outdated Browser
Цей сайт призначений для комп'ютерів, але
ви можете вільно користуватися ним.
67.15%
людей використовує
цей браузер
Google Chrome
Доступно для
  • Windows
  • Mac OS
  • Linux
9.6%
людей використовує
цей браузер
Mozilla Firefox
Доступно для
  • Windows
  • Mac OS
  • Linux
4.5%
людей використовує
цей браузер
Microsoft Edge
Доступно для
  • Windows
  • Mac OS
3.15%
людей використовує
цей браузер
Доступно для
  • Windows
  • Mac OS
  • Linux