Ukraina kujton viktimat e tragjedisë në centralin bërthamor në Çernobil 35 vjet më parë. Në vitin 1986 shpëthimi i centralit bërthamor shkaktoi dhjetëra të vdekur ndërsa pasojat e lëndës radioactive mendohet se kanë patur ndikim fatal tek mijëra njerëz.
Pasojat e tmerrshme të këtij aksidenti bërthamor u keqësuan, për fat të keq, nga sistemi i fshehtësisë te Basjkimi Sovjetik. Ishte një shoqëri, në të cilën nuk kishte liri të medias dhe liri të fjalës. Më keq, autoritetet sovjetike u përpoqën të fshehnin të vërtetën e asaj katastrofe që ndodhi dhe të minimizonin pasojat reale të tragjedise.
Tragjedia e Çernobilit është bërë një simbol i natyrës vdekjeprurëse të dezinformimit. Gjithashtu është bërë dhe një simbol i solidaritetit dhe bashkësis ndërkombëtare në përpjekje e saj për të arritur paqen dhe sigurinë.