• A-
    A+
  • Shqiptare
  • Українською
  • English
DEKLARATA e Verkhovna Rada të Ukrainës në lidhje me 90-vjetorin e Holodomorit të viteve 1932-1933 në Ukrainë
24 November 2023 10:34

Në nder të kujtimit ndaj bashkatdhetarëve, të cilët janë bere viktimat e Holodomorit në Ukrainë, të kryer nga regjimi kriminal totalitar komunist në vitet 1932-1933,

duke theksuar se vrasja e vetëdijshme dhe e qëllimshme me urinë e miliona ukrainasve, ishte një tjetër mjet i gjenocidit ndaj popullit ukrainas nga imperializmi rus, i cili edhe sot, nuk e ka ndryshuar qëllimin e tij - shkatërrimin e Ukrainës dhe popullit ukrainas,

duke konstatuar se nxjerrja e drithit ukrainas nga territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës nga federata ruse, është ekocidi i kryer nga shteti agresor si rezultat i hedhjes në erë të HEC-it në Kakhovka, bombardimit i objekteve të infrastrukturës kritike dhe depove me ushqime dhe ndihma humanitare, likuidimit i elitave politike dhe kulturore ukrainase në territoret e pushtuara nga federata ruse, asimilimit i popullsisë, dëbimit dhe lëvizjes së detyruar e fëmijëve ukrainas jashtë Ukrainës, shkatërrimit, rrëmbimit dhe transferimit e objekteve të trashëgimisë kulturore, rezultat e përpjekjeve për të shkatërruar kujtesën kombëtare ukrainase, identitetin ukrainas dhe imponimi i gjuhës ruse tregojnë se metodat e përdorura nga federata ruse kundër Ukrainës dhe popullit ukrainas, nuk kanë ndryshuar;

duke theksuar me mirënjohje se, ndryshe nga vitet 1932-1933, Ukraina po lufton imperializmin rus krah për krah me vendet dhe popujt e botës së lirë, të cilët na dhanë dhe vazhdojnë të na japin të gjithë ndihmën e nevojshme,

dhe me rastin e 90-vjetorit e Holodomorit të viteve 1932-1933 në Ukrainë, Verkhovna Rada e Ukrainës:

nderon të gjithë qytetarët që i mbijetuan kësaj tragjedie të tmerrshme, kur një uri e krijuar artificialisht u përdor si një armë shkatërrimi masiv kundër popullit ukrainas për nënshtrimin e tij përfundimtar, për shtypjen brutale të aspiratave të tij për të ndërtuar një shtet të pavarur, për shkatërrimin e kombit Ukrainës, identitetit, historisë dhe kulturës së tij;

dënon edhe një herë veprimet kriminale të regjimit totalitar të BRSS-së, veprimet që kishin për synim organizimin e Holodomorit në Ukrainë, dhe rezultuan shkatërrimtar në mënyrë të  konsiderueshme ndaj themeleve shoqërore të popullit ukrainas, traditave të tyre shekullore, kulturës, fondit gjenetik, dhe identitetit etnik;

shpreh mirënjohjen e thellë për shtetet dhe organizatat ndërkombëtare që kanë njohur Holodomorin në Ukrainë si akt gjenocidi, respektivisht Australisë, Mbretërisë së Belgjikës, Republikës së Bullgarisë, Republikës së Ekuadorit, Republikës së Estonisë, Gjeorgjisë, Irlandës, Islandës , Kanada, Republika e Kolumbisë, Republika e Letonisë, Republika e Lituanisë, Dukatit të Madh të Luksemburgut, Shteteve të Bashkuara të Meksikës, Republikës së Moldavisë, Mbretërisë së Holandës, Republikës së Paraguajit, Republikës së Perusë, Republikës së Polonisë, Republikës Portugeze, Republikës Sllovake, Republikës së Sllovenia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria, Republika Federale e Gjermanisë, Republika Franceze, Republika e Kroacisë, Republika Çeke, si dhe Asambleja Balltike, Parlamenti Evropian, Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës;

njeh agresionin e armatosur rus të shkallës të gjerë dhe të paprovokuar kundër Ukrainës, si një vazhdimësi e politikës perandorake gjenocidale të rusisë, qëllimi i së cilës është të ndëshkojë ukrainasit për përpjekjet për të ndërtuar një shtet demokratik modern dhe të suksesshëm, për zgjedhjen civilizuese për të qenë pjesë e bashkimit. Evropë;

shpreh mirënjohjen e thellë për organizatat ndërkombëtare, qeveritë, burrat e shtetit, përfaqësuesit e sektorit publik dhe njerëzit nga të gjitha vendet e botës që mbështetën popullin ukrainas në këtë kohë të vështirë dhe kundërshtuan përpjekjet e agresorit për të përsëritur gjenocidin që ndodhi 90 vite më parë;

u bën thirrje edhe një herë organizatave ndërkombëtare dhe parlamenteve të vendeve nga e gjithë bota, për të rivendosur drejtësinë historike dhe për të njohur Holodomorin e viteve 1932-1933 në Ukrainë si krim të gjenocidit të popullit ukrainas dhe thekson se ky do të jetë një sinjal i rëndësishëm për ato regjime politike që duan të përdorin akte të reja gjenocidi, si dhe do të jetë një kontribut të rëndësishëm në detyrën e sigurimit të një të ardhmeje paqësore dhe të sigurt për brezat e ardhshëm.

Outdated Browser
Для комфортної роботи в Мережі потрібен сучасний браузер. Тут можна знайти останні версії.
Outdated Browser
Цей сайт призначений для комп'ютерів, але
ви можете вільно користуватися ним.
67.15%
людей використовує
цей браузер
Google Chrome
Доступно для
  • Windows
  • Mac OS
  • Linux
9.6%
людей використовує
цей браузер
Mozilla Firefox
Доступно для
  • Windows
  • Mac OS
  • Linux
4.5%
людей використовує
цей браузер
Microsoft Edge
Доступно для
  • Windows
  • Mac OS
3.15%
людей використовує
цей браузер
Доступно для
  • Windows
  • Mac OS
  • Linux