Më date 28 qershor, Ambasadori i Ukrainës z.Volodimir Shkurov u takua me Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë z.Niko Peleshi.
Gjatë bisedës, palët diskutuan situatën e sigurisë rreth Ukrainës dhe në Ballkanin Perëndimor.
Bashkëbiseduesit theksuan potencialin e rëndësishëm për zhvillimin e dialogut ushtarak-politik ukrainas-shqiptar dhe bashkëpunimit në sferën ushtarako-teknike.
Ministri z.Niko Peleshi propozoi një format për pjesëmarrjen e përbashkët të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe Shqipërisë në aktivitetet përkatëse të NATO-s.