Кujtimet e fëmijërisë janë më të ndriturat në jetë, atа do të qëndrojnë me ne përgjithmonë. Femijëria nuk përsëritet dhe nuk kthehet.
Shumica fëmijërisë në Krime përfundoi ditën kur përfaqësuesit e shërbimeve sekrete të pushtimit rus u futën në shtëpitë e tyre herët në mëngjes. Që atëherë, as gratë dhe as fëmijët nuk janë ndjerë të sigurt. Jeta e tyre e zakonshme u shkatërrua menjëherë.
Gjatë 7 viteve të okupimit, autoritetet ruse filluan përndjekjet në shkallë të gjerë të njerëzve indigjenë të Krimesë. Forcat e sigurisë po drejtojnë shtypje të veçanta kundër tatarëve të Krimesë që historikisht nuk është tolerantë ndaj sundimit rus ne gadishull.
Më date 26 shkurt 2014 ata zhvilluan një tubim masiv kundër okupimit të Krimesë.
Për të konsoliduar pushtetin e tyre në gadishull, forcat ruse kane arrestuar dhe kërkuar në shtëpi dhe xhami të shumta , gjithashtu kane marr në pyetje banorët vendas. Gjatë viteve të fundit, FSB dhe Qendra E kanë hapur rreth njëqind çështje penale dhe administrative kundër Tatarëve të Krimesë në Krime.
Sot, rreth 200 fëmijë të mitur kanë mbetur pa prindër.
Në disa fshatra u formuan rrugë te tëra "grave" pas arrestimeve massive burrave.
Si pasoje shumë fëmijë kishin nevojë për rehabilitim psikologjik afatgjatë.
Në shtëpinë e një të burgosuri politik Tatar Krimenë, oficerët e FSB u përpoqën të "bënin shaka": "Po bëjmë një film, djalosh. Mos u shqetëso! " Pas këtij "filmi", xhiruar në tetor 2017, babai ende nuk është kthyer në shtëpi.
Në Krime, çdo besim fetar, që nuk është sanksionuar nga autoritetet e okupimit, kriminalizohet.
Që nga viti 2014, 74 persona të akuzuar për terrorizëm janë arrestuar për leximin e librave "të ndaluar" në lidhje me çështje të trilluara të Hizb ut-Tahrir.Koalicioni i organizatave shtetërore ukrainase për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve ukrainas që vuajtën si rezultat i agresionit rus i njohu ata si të "burgosur të ndërgjegjes".
Të gjithë të arrestuarit përballen me afate të gjata, nga 15 në 20 vjet në një burg të sigurisë maksimale.
Të gjithë ata janë burgosur në kundërshtim me cdo ligj ndërkombëtar. Të gjithë ata u bënë peng në tokën e tyre, të okupuar dhe të militarizuar nga trupat ruse. Më shumë se 10 persona të arrestuar në çështjet penale të Hizb ut-Tahrir jane gazetarë civilë që filmuan kërkime dhe gjykime në Krime, mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe vullnetarë dhe aktivistë që ndihmuan familjet e të burgosurve politikë. Presioni nga forcat ruse të sigurisë po përhapet në një valë të madhe në të gjithë shoqërinë Tatar Krimese dhe pasojat e tij do të ndihen për një kohë të gjatë.