Një takimi virtuale i përfaqësuesve të shërbimeve arkivore shtetërore të Ukrainës dhe Shqipërisë u mbajt në date 27 maj me ndihmën e Ambasadës së Ukrainës në Republikën e Shqipërisë.
Në takim morën pjesë Ambasadori i Ukrainës Z.Volodymyr Shkurov, Shefi i Shërbimit Shtetëror të Arkivit Ukrainase Z. Anatoliy Khromov, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Qendrore të Republikës së Shqipërisë Z.Ardit Bido, përfaqësues të shërbimeve arkivore të Ukrainës dhe Shqipërisë.
Gjatë takimit, palët diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e restaurimit dixhital, dixhitalizimit audio dhe video, shkëmbimin e përvojave në futjen e teknologjive të reja, botimin e artikujve Ukrainas dhe Shqierise në revistat shkencore të shërbimeve arkivore të dy vendeve.
Pjesëmarrësit shprehën interes në studimin dhe shkëmbimin e kopjeve të dokumenteve arkivore që lidhen me fakte të rëndësishme historike.
Z.Volodymyr Shkurov: “Shqipëria dhe Ukraina janë dy vende të ngjashme që luftuan për pavarësinë e tyre. Njohja e ndërsjellë me bazat e të dhënave të arkivave tona mbi viktimat e regjimeve totalitare është një temë interesante dhe e rëndësishme ".
Krerët e shërbimeve arkivore të shtetit Ukrainas dhe Shqerise u konfirmuan gatishmërinë e tyre për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional në të ardhmen e afërt.