Punëve të Jashtme, hapi një platformë tregtare për të promovuar eksportin ukrainas.
IT kompania e produkteve “EVO”, me mbështetjen e liderit global në pagesat dixhitale “Visa”, agjencisë së komunikimit “Banda” dhe me asistencën informative të Ministrisë së Transformimit Dixhital të Ukrainës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, krijoi platformën tregtare “Made with Bravery”: një platformë elektronike ku do të shiten mallrat e prodhuara në Ukrainë.
Qëllimi: të bashkojë prodhuesit ukrainas në një komunitet, të popullarizojë produktet ukrainase jashtë vendit dhe të promovojë eksportin e mallrave ukrainas. Dhe në këtë mënyrë të ndihmojë zhvillimin e biznesit ukrainas dhe rindërtimin e Ukrainës. Mallrat dërgohen nga Ukrposhta.
Kyiv, 13 shtator 2022, biznesi po bashkon sërish forcat për të mbështetur prodhimin ukrainas në skenën ndërkombëtare: “EVO”, “Visa” dhe “Banda” paraqesin një platformë tregtare të mallrave të prodhuara në Ukrainë nga prodhuesit ukrainas. Projekti mori mbështetje informative nga Ministria e Transformimit Dixhital, Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Zyra për Zhvillimin e Sipërmarrjes dhe Eksportit dhe nga projekti kombëtar “Diya.Business”. Partneri logjistik i projektit është Ukrposhta, e cila ofron dërgesa jashtë vendit.
"Made with Bravery Marketplace, është një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar mallrat dhe super produktet të kompanive ukrainase për publikun e gjerë. Ukraina ka sipërmarrës të guximshëm dhe marka të luksit, për të cilët e gjithë bota duhet të dijë. Kjo platformë do t'i lejojë biznesit të zgjerohet dhe të gjejë klientë të rinj. Dhe pikërisht ky është fitim, krijimi i vendeve të punës, një mundësi për të kontribuar dhe për të mbajtur ekonominë e Ukrainës në një nivel të qëndrueshëm. Për më tepër, kjo është një mundësi tjetër që njerëzit nga vendet e tjera të mësojnë për gjuhën ukrainase dhe të na mbështesin", komenton Mykhailo Fedorov, Zëvendës Kryeministër - Ministër i Transformimit Dixhital të Ukrainës.
“Në kohë lufte, mbështetja e kompanive ukrainase është jashtëzakonisht e rëndësishme, veçanërisht të bizneseve të mesme dhe të vogla. Prandaj, Ministria e Punëve të Jashtme punon sistematikisht për të promovuar produktet ukrainase jashtë vendit. Një platformë on-line e re për mallrat ukrainase me dërgesë në mbarë botën do t'i ndihmojë bizneset ukrainase të eksportojnë dhe të fitojnë para jashtë vendit. Ministria e Punëve të Jashtme do të kontribuojë maksimalisht në promovimin e saj. Unë u bëj thirrje prodhuesve ukrainas që të zbulojnë në mënyrë aktive mundësi të reja te këtij resursi", thotë Dmytro Kuleba, Ministër i Punëve të Jashtme të Ukrainës.
Platforma tregtare ofron artikuj të kategorive të ndryshme për mosha dhe gjini të ndryshme: rroba, këpucë, aksesorë, sende shtëpiake. Si dhe ushqimet dhe pijet që kanë një jetëgjatësi të gjatë dhe mund të dërgohen.
Prodhuesit ukrainas që plotësojnë disa kërkesa mund të shesin mallrat e tyre. Këto kërkesa verifikohen përgjatë regjistrimit. Në veçanti, shitësi në këtë platformë tregtare mund të jetë vetëm një subjekt biznesi që e ka provuar veten në tregun ukrainas si prodhues/shitës i mallrave me cilësi të lartë. Në radhë të parë, po flasim për markat që prezantohen në rrjetet sociale, kanë foto dhe një përshkrim të mirë të produktit. Gjithashtu përparësinë kanë edhe prodhuesit e gjërave unike, autentike. Ju mund të mësoni detaje të tjera rreth kushteve të regjistrimit të prodhuesve, pranimin e mallrave dhe për kushte të tjera të anëtarësimit tek ky komuniteti e prodhuesve “Made with Bravery”, duke ndjekur këtë link (цим посиланням). Për më tepër, nëse tregtari plotëson llogarinë e tregut me kartat e biznesit Visa, ai gjithashtu merr kompensim në shumën prej 10% (detajet dhe periudha e vlefshmërisë së promovimit - shikoni në link за посиланням ).
"Prodhuesit ukrainas, në veçanti dizajnerët e rrobave, këpucëve dhe bizhuterive, janë njohur prej kohësh në botë. Yjet më të njohur veshin prodhimet e tyre. Megjithatë, kreativiteti, origjinaliteti dhe cilësia e shkëlqyer e këtyre produkteve janë ende të panjohura për publikun e gjerë. Ne përpiqemi të bëjmë që e gjithë bota të dashurohet me prodhimin ukrainas, të krijojmë besimin se ky produkt është i bukur. Kjo është arsyeja pse kemi krijuam këtë platforme tregtare “Made with bravery”. Dhe kjo është arsyeja pse kriteret që duhet të plotësojë një tregtar të kësaj hapësire on-line, janë të larta. Qëllimi ynë është që produkti dhe cilësia e shërbimit kur blihet një prodhim ukrainas të befasoi këndshëm një blerës të huaj. Dhe "made in Ukraine" të behet pjesë integrale e jetës dhe të përditshmes së tij", shpjegon Mykola Palienko, CEO dhe bashkëthemelues i “EVO”.
5% e kostos së çdo artikulli të blerë transferohet nga kjo platformë tregtare në platformën e mbledhjes së fondeve United24. Komisioni i posaçëm i platformës i përcjell këto fonde në programet dhe nevojat aktuale për rindërtimin e Ukrainës. Përveç kësaj, kur paguani me kartë Visa, një bonus prej 5% e çmimit të blerjes i transferohet edhe United24 për mbështetjen dhe rindërtimin e shtetit.
“Mbështetja e bizneseve të vogla dhe të mesme është një nga aktivitetet globale të kompanisë Visa. Sipërmarrësit ukrainas heroikisht vazhdojnë të punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe të mbajnë mbi supet e tyre ekonominë e vendit dhe është detyra jonë, si biznes i madh, të krijojmë të gjitha kushtet për zgjerimin e tregjeve të shitjes. Falë iniciativës së të gjithë partnerëve, ky projekt jo vetëm që hap mundësi ndërkombëtare për prodhuesit ukrainas, por gjithashtu mbështet rindërtimin e Ukrainës”, thekson Vira Platonova, nënkryetare e lartë, drejtoreshë e zhvillimit rajonal të “Visa” në 17 shtete.
Sipas të dhënave (даними) nga Shkolla Ekonomike e Kyivit, shuma totale e dëmeve të drejtpërdrejta në infrastrukturë arrin në 114.5 miliardë dollarë, prandaj, mbështetja e rindërtimit të vendit është shumë urgjente, sepse kërkon fonde të konsiderueshme. Çdo blerje në “Made with bravery”, është një tullë në "muret e reja" të Ukrainës. Ishte kjo ide që u bë themeli i fushatës së parë të komunikimit “Made with Bravery”, dhe është e ilustruar nga ky prolog: проморолик.
“Komunikimi i parë që ne u përcjellim të huajve është ideja e vetë të kësaj hapësire tregtare: duke blerë mallra ukrainase, ju po ndihmoni në rindërtimin e Ukrainës. Çdo blerje merr një kuptim të ri, bëhet një tullë metaforike në mure të reja. Me personazhet e videos, ne theksuam guximin e prodhuesve tanë, të cilët vazhdojnë të krijojnë, pavarësisht nga të gjitha shkatërrimet e shkaktuara nga raketat ruse. Dhe vetë videoja është bërë në mënyrën e “stop motion” për të përcjellë më mirë frymën e artizanatit ukrainas," shpjegon Oleksiy Dyvysenko, drejtor kreativ i projektit “Banda”.
“Made with bravery”, dërgon porosi në shumë vende të botës. Lista e plotë e tyre mund të gjendet në link посиланням. Ju mund të shikoni faqen e internetit të tregut në linkun: https://shop.brave.ua dhe të mësoni më shumë rreth blerjes dhe rregullave të pagesës për porosinë tuaj, në seksionin përkatës të faqes on-line në linkun посиланням.
Dorëzimi i mallit të blerë kryhet nga operatori kombëtar postar Ukrposhta. Kushtet e livrimit në një vend të caktuar të botës përcaktohen nga rregullat e operatorit postar. Më shumë detaje mund të gjeni në faqen e Ukrposhtës на сайті Укрпошти .
Gjithkush mund të bëhet Ambasadori i projektit dhe të mbështesë prodhuesin ukrainas duke përhapur informacione për platformën tregtare midis ndërkombëtarëve. Ju mund të shkarkoni materiale vizuale për shpërndarje duke përdorur këtë link: даним посиланням.