Që nga fillimi i linçimit të platformës për luftën në Ukrainë war.ukraine.ua, faqja ka dhënë informacione zyrtare dhe të konfirmuara mbi ngjarjet në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të gjere. Një pjesë e rëndësishme e platformës është bere rubrika "Mbrojtësit e Lirisë", https://war.ukraine.ua/heroes/, në të cilin ekipi i Ministrisë së Jashtme mblodhi dhe publikoi historitë më të ndritshme të ukrainasve që mbrojnë lirinë e tyre në fronte të ndryshme.
Lufta kundër Rusisë u shndërrua në një luftë popullore e Ukrainës. Ukrainasit e të gjitha moshave, origjinës dhe profesioneve u mblodhën dhe u rebeluan kundër pushtimit të pacipë. Dhe që në ditët e para dëshmuan se do të qëndrojnë për lirinë, jetën dhe Atdheun deri në pikën e fundit të gjakut.
Bota tashmë njeh historitë për ukrainas të jashtëzakonshëm. Të cilët dalin kundër tankeve të armikut pa armë, por vetëm me flamurin ukrainas. Të cilët mbulojnë me gjoksin e tyre, fëmijët nga predha. Të cilët janë të gatshëm të refuzojnë me vendosmëri të dorëzojnë armët qoftë edhe përballë vdekjes.
https://youtu.be/RtRU3LAHcSI
Të gjitha këto rrëfimet në rubrikën "Mbrojtësit e lirisë" shoqërohen me foto të heronjve dhe ndahen në tre kategori: "Heronjtë", "Mbështetje" dhe "Humanizmi".
Këtu janë disa shembuj historish me të cilat mund të njiheni në platformë që tani:
- Peshkatari trim nga Chernyhiv, Anatoliy Kulheiko, hodhi veten në erë në shtëpinë e tij, bashkë me një grup pushtuesish, për të mbrojtur banorët e fshatit të tij të lindjes.
- Olga nga Kyivi mbuloi vajzën e saj gjatë granatimeve të shtëpisë së tyre për të shpëtuar fëmijën. Ajo mori peshën më të madhe të sulmit mbi veten, duke u shtruar në spital me plagë të shumta nga predha.
- Aktorja e Shtëpisë së Operës në Kharkiv, Vira Litovchenko luan në violinë për njerëzit në strehimore, përgjatë bombardimeve.
- Vullnetarja Anastasia dhe bashkëshorti i saj evakuuan 24 kafshë në këmbë nga Irpeni i pushtuar, duke përfshirë 15 qen me aftësi të kufizuara.
Mbi 100 histori të tjera njerëzore mund të lexohen në platformën war.ukraine.ua - burimi zyrtar për luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Rubrika përditësohet çdo ditë.