Më 3 gusht, Zëvendës Shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës z. Ihor Zhovkva pati një bisedë telefonike me Këshilltarin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë znj. Odeta Barbullushi.
Biseda u përqëndrua në përgatitjet për samitin e Platformës së Krimesë dhe eventet me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë së Ukrainës, i cili do të zhvillohet në Ukrainë në 23-24 gusht, dhe çështje të tjera të rëndësishme të bashkëpunimit ukrainas-shqiptar në formatet dypalëshe dhe shumëpalëshe .
Palët ranë dakord mbi veprimet e përbashkëta në përgatitje për samitin e Platformës së Krimesë, si dhe në kontekstin e presidencës së Shqipërisë me Këshillin e Sigurimit të OKB -së në 2022.
Pala shqiptare rikonfirmoi qëndrimin e saj në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe në gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin konstruktiv me shtetin tonë.
Shqipëri - Ukraina dhe Shqipëria po ndërtojnë një dialog politik