Zevendesdrejtori I i Zyrës së Presidentit të Ukrainës Z. Ihor Zhovkva pati një bisedë telefonike me Z. Andri Fuga, Këshilltar Politik, Drejtor i Komunikimeve në Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë.
Para së gjithash, Z.Igor Zhovkva i përcolli fjalët e mbështetjes së sinqertë popullit shqiptar në lidhje me zjarret në vazhdim të pyjeve në këtë vend, dhe shprehu shpresë për tejkalimin e suksesshëm të pasojave të tyre shkatërruese.
Nënkryetari i Zyrës së Presidentit gjithashtu përgëzoi Z.Endri Fuga për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023. Ai falënderoi bashkëbiseduesin për mbështetjen e qartë të Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, dhe informoi për situatën aktuale të sigurisë në lindje të vendit tonë dhe situatën humanitare dhe të sigurisë në territorin e gadishullit të Krimesë të okupuar përkohësisht.
Gjatë bisedës, vëmendje e veçantë iu kushtua temës së integrimit Euro-Atlantik të Ukrainës.Z. Ihor Zhovkva falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e pozicionit të Ukrainës në përgatitjen e komunikatës së samitit të NATO-s të mbajtur më 14 qershor 2021 në Bruksel.
Bashkëbiseduesit shprehën gjithashtu interes të ndërsjellë për mbajtjen e kontakteve aktive ndërpersonale midis vendeve, veçanërisht duke pasur parasysh rolin e Shqipërisë si një destinacion i rëndësishëm turistik për ukrainasit. Igor Zhovkva falënderoi palën shqiptare për ruajtjen e mundësive për pushime të qytetarëve ukrainas përballë kufizimeve të rënda pandemike.
Zevendesdrejtori I i Zyrës së Presidentit të Ukrainës dhe Këshilltari i Kryeministrit të Shqipërisë koordinuan pozicionet e tyre mbi ngjarjet e nivelit të lartë të planifikuara në të ardhmen e afërt.