Në 26 maj, Ambasadori i Ukrainës Z. Volodymyr Shkurov u takua me Ministrin e Turizmit të Republikës së Shqipërisë Z. Blendi Klosi.
Palët diskutuan çështjet e reformave të qeverisë në sektorin e turizmit, vunë në dukje numrin në rritje të turistëve nga vendet tona që vizitojnë Shqipërinë dhe Ukrainën.
Gjatë bisedës, ata gjithashtu theksuan perspektivat e rëndësishme për të dy vendet në zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, si dhe ranë dakord për mbështetjen e duhur reciproke të vendeve tona në platformat ndërkombëtare.